E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Thirrja e pensionistit për qytetarët: Mos dilni as për Salën dhe as për Ramën, por për ata që sapo lindin
Publik News

Thirrja e pensionistit për qytetarët: Mos dilni as për Salën dhe as për Ramën, por për ata që sapo lindin

Një pensionist i cili ishte pjesëmarrës në protestë i bëri thirrje qytetarëve që të dalin në protestë, jo për Berishën dhe Ramën, por për fëmijët që sapo lindin.

Shqetësimi që ngriti i  moshuari ishte se me pensionin 220 mijë lekë që merr bashkë me gruan nuk ia dalin dot.

Pensionisti kërkoi nga Sali Berisha, që të organizojë një protestë, pasi të gjithë i ka pranë.

“Klima është e vështirë, këtu zotëron krimi. Ca të mira ka kjo qeveri, kjo bën rrugë me 25 mln euro km. Ku ikin paratë e qytetarëve? Fukarallëku në kulm. Unë jam burrë e grua dhe jetoj me 220 mijë lekë pension. Edhe kur ishte pandemia nuk morëm asnjë ndihmë

Unë i bëj thirrje popullit, duhet të ngrihemi. Të mos ngrihen as për Salën as për Ramën për asnjë politikan. Por të ngrihen për ata fëmijë që sapo lindin.

Në mënyrë urgjente, i bëj thirrje edhe doktori të bëjë një organizim për protestë”, tha pensionisti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.