Thirrja e Ramës: Mos i ngacmoni, sepse janë të fokusuar te puna
“Mos i ngacmoni patronazhistët, sepse janë të fokusuar te puna”, kjo ishte thirrja e kryeministrit Edi Rama për të gjithë ata që shajnë patronazhistët e PS.
Kryeministri tha se patronazhistët janë qelizat e PS.
Teksa vlerësoi punën e tyre, Rama theksoi se ndryshimi mes PS dhe opozitës është se opozitarët sipas tij nuk janë parti.
Edi Rama: Sot PS ka skuadrën më të re, kush do të reja dhe të rinj i ka në skuadrën tonë me shumicë në listën e mbyllur. Ky është ndryshim i madhe me tjerët. Të shkosh të votosh ato moçalishtet e reja që janë hapur me rastin më të mirë çon në parlament një person. Të rinjtë e të rejat janë baza e gjeneratës tjetër të lidershipit të PS. Tani një tjetër gjeneratë po rritet happas hap pa hapi në akademinë politike. Kemi bërë transformim radikal të skuadrës që kishim…Patronazhistët i kemi në super formë këtë vit. Patronazhimin e kemi ngritr në një nivel tjetër, i kam thënë atyre që i shajnë mos i ngacmoni, mos i cysni sepse janë shumë të fokusuar te puna dhe janë vërtetë qeliza të PS dhe kush nuk është në PS nuk e kupton se për çfarë po flas. Një ndryshim shumë themelor mes nesh dhe të tjerët janë se ata nuk janë parti.
Kryeministri Edi Rama e ka quajtur programin e PD një farsë, pasi premtimet e bëra sipas tij nuk mund të realizohen.
“Ato që thotë këneta, programi i madhështisë, përveç se është një farsë e madhe, ka një falsitet total brenda tij. Në program parashikohet që më 12 maj të gjitha do të bëhen realitet. Ne nuk e themi këtë. Ne nuk themi se në 12 maj do të bëhet realitet minimumi jetik 200 euro. Nuk e themi se nuk do të ndodhi kjo më 12 maj, dhe do të ndodhë brenda mandatit dhe flasim për pensionet. Do të ndodhë në Shqipërinë 2030. Kemi bërë shumë qartë llogaritë. Si mund të besojnë njerëzit në kënetë?”, tha ai.
Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa shigjetuar opozitën dhe ardhjen e LaCivita-s në Tiranë për fushatën e PD-së.
Rama ka hedhur dyshime se kushedi sa dhe si paguhet për t’u marrë me fushatën e PD-së.
“Po na vjen dhe sherifi! Turistët janë të gjithë të mirëpritur të vijnë, por këta turistët që marrin kaq shumë para dhe si i marrin është një pyetje më vete, ku gjenden gjithë ato para për këta lloj turistësh. Megjithatë, të vijnë, bujrum, janë të mirëpritur! Erdhi dhe 11 maji në fakt dhe aty do të duken qartë dhe pastër të gjitha gjërat.
Bëhet fjalë për individë që kanë probleme të hapura me drejtësinë. Si mendoni ju, që BE këto nuk i merr në konsideratë? Apo është një studio konsulence që paguhet me kushedi se sa dhe se si paguhet, dhe vjen nga Amerika këtu se paguhet dhe bën fushatë për një palë, dhe këtu mbyllet filmi?
Nuk mbyllen kështu filmat me BE-në, janë ndryshe. As me Amerikën. Është interesante se si gjithë këto vite dhe një pjesë e këtyre që u rritën në kënetën mediatike, nuk e mësuan akoma, ose bëjnë sikur nuk e kanë mësuar, si funksionon BE dhe si funksionon Amerika”, u shpreh Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



