Thirrje urgjente! Të ndihmojmë 22-vjeçarin që po lufton për jetën
Familjarët kërkojnë ndihmë për transplant jashtë vendit
Një apel prekës ka mbërritur në redaksinë e Publik.al, ku familja e një të riu nga Tirana kërkon ndihmë për të shpëtuar jetën e djalit të tyre, vetëm 22 vjeç.

Artenis Taraj, një djalë i ri i qeshur, energjik dhe plot ëndrra, është diagnostikuar papritur me Leukemi Akute Mielo-Monocitare, një formë e rëndë e kancerit të gjakut. Vetëm pak ditë më parë, ai është shtruar në spital dhe po përballet me një betejë të vështirë për jetën.
Mjekët kanë rekomanduar që shpëtimi i vetëm për Artenisin është transplanti i palcës së kockave, i cili duhet të kryhet jashtë vendit sa më parë. Por familja Taraj nuk ka mundësi të përballojë kostot e larta të ndërhyrjes dhe trajtimit jashtë Shqipërisë.
Prandaj, ata kanë nisur një fushatë sensibilizimi dhe mbledhje fondesh përmes platformës GoFound.me, me shpresën se çdo zemër e mirë do t’u vijë në ndihmë në këtë moment kritik.
🔹 Linku i donacioneve: https://gofound.me/91725b0e0

Gjithashtu, kushdo që dëshiron të kontribuojë direkt, mund të dërgojë ndihmën e tij në një nga llogaritë bankare të Artur Taraj (babai i Artenisit):
BKT – Banka Kombëtare Tregtare
-
IBAN (LEK): AL0520511179012377CLIDCLALL0
-
IBAN (EUR): AL8920511179012377CLIDCFEUR0
-
IBAN (USD): AL7420511179012377CLIDCFUSD0
-
IBAN (GBP): AL0420511179012377CLIDCFGBP0
📞 Kontakto familjen: 069 542 2515
Familja apelon që të gjithë të kontribuojnë, qoftë edhe me pak, apo thjesht duke ndarë këtë thirrje me të tjerët.
Çdo ndihmë është një dritë shprese për Artenisin dhe një hap më afër shpëtimit të jetës së tij.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



