Thomas Strakosha transferohet në Premier League
Thomas Strakosha gjen ekip të ri. Gardiani shqiptar do të jetë portieri i ri i Brentfordit në Premier League.
Eksperti i merkatos, Fabricio Romano, shkruan se portieri i Kombëtares shqiptare ka rënë dakord me klubin e Brentfordit dhe është duke kryer dhe vizitat mjekësore.
Në fillim u fol për një kalim të 27-vjeçarit te Mançester Junajtid, por tashmë duket se vetë gardiani kuqezi ka zgjedhur të ardhmen e tij.
Thomas Strakosha do t’i bashkohet Brentfordit me parametra zero, teksa me fanellën e Lacios u aktivizua gjithsej në Serinë A në 164 ndeshje në total.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



