E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Thyhet memoriali turk në Tiranë, policia rrethon zonën. Ja fotot
Lajme

Thyhet memoriali turk në Tiranë, policia rrethon zonën. Ja fotot

Dëmtohet memoriali në nder të viktimave që kundërshtuan tentativën e grushtit të shtetit në Turqi, i cili është i vendosur në zonën e liqenit artificial në Tiranë. Sic shihet edhe nga fotot, pllaka është dëmtuar në pjesën anësore të saj.

 

Ne vendngjarje ka shkuar policia e cila ka rrethuar zonën ku ndodhet memoriali.

Demtimi ka ndodhur mëngjesin e sotem.

Policia e Tiranës në një informacion paraprak thotë:

“Në orët e para të mëngjesit, tek parku i Liqenit të Thatë, një person ende i paidentifikuar ka dëmtuar me sende të forta një pjesë të një memoriali.

Grupi hetimor po kryen veprimet me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit“.

Ky akt vjen pasi vendosja e këtij memoriali u shoqërua me reagime të shumta, kryesisht në rrjetet sociale. Memoriali i kushtohet viktimave të tentativës për grusht shteti në Turqi, më 15 korrik të 2016-ës, kundër presidentit Rexhep Taip Erdogan.

67094370_2380974928854467_592004217472811008_nScreenshot_1-59auto_memorial-tirane011565677178

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.