Ti do të shkosh në burg Jo Tahiri!
Për ty s’ka komision mandatesh.
Për ty s’ka mbledhje parlamenti me diskutime mbi teknikën e interpretimit të Kodit të Procedurës Penale.
Këta që po të fusin ty në burg, nuk do t’i marrim vesh asnjëherë nga janë me origjinë.
Për ty nuk do të organizohen arena televizive gladiatorësh.
Ti do të arrestohesh!! Sepse ti je popull i dobët! Ti s’ke mundësi të qash te Opinioni, madje me urdhër të pushtetit, asnjë TV s’do flasi për ty fare. Sepse për ta, ti nuk ekziston..
Edhe ne që po të nxjerrim, një zot e di sa hoqëm për të nxjerrë një foto pa na parē policat.
Ti do të shkosh në burg, sepse ti ia shet shpirtin djallit dhe votën kriminelit për një thes me miell. Të kanë blerë dhe nuk ke të drejtë të flasësh, fare!
Ti do të arrestohesh, sepse asnjëherë nuk mësove që në Shqipërinë e rilindur, vetëm kur merresh me trafik nuk të arrestojnë. Nëse shet fara luledielli, e hëngre.
Ti do të arrestohesh, sepse shikon çdo gjë që ndodh në këtë vend dhe ul kokën. Nuk flet, sepse je dele.
Kështu që ti do të arrestohesh!
Dhe as na prishet puna fare!!!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



