E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Ti kokra e idiotit”/ Tahiri sherr me gazetarin në studio
Lajme

“Ti kokra e idiotit”/ Tahiri sherr me gazetarin në studio

Ish ministri Saimir Tahiri në një lidhje telefonike në Opinion pati një përplasje të ashpër me gazetarin  Basir Çollaku, i cili ka treguar udhetimin e Moisi Habilajt me Bashkim Tahiri dhe bashkeshorten e Tahirit.

Saimir Tahiri: Kjo e gjitha është një maskardë. Një proces i komanduar politik, kaq e thjeshtë. Në këtë histori, nuk ka një provë prokurorie që Saimir Tahiri ka bërë këtë gjë, për një vepër penale unë sot nuk e kam. Unë kam zgjedhur t’i bie gjërave drejt dhe ballit si e meriton. Unë kam vendosur të jem ky që jam.

Janë disa letër porosi që nuk thuhet se Saimir Tahiri ka bërë këtë gjë. Kam udhëtuar me skaf me familjen time e do udhëtoj sa të më dojë qejfi. Do ta bëjë e nuk kam kryer vepër penale. Unë di ca kam bërë vetë dhe di që kam qenë ministër dhe jam sjellë në mënyrë shembullore. Kam udhëtuar në cdo cep të Shqipërisë dhe do e bëjë të njëjtën gjë. Ai Basir është një kokër idoti.

Blendi Fevziu: Kjo nuk është etike zoti Tahiri…

Saimir Tahiri: Ai gënjejnë publikisht mo. Gruaja ime, babai im nuk kanë vulën. Le ti nxjerrin dhe një herë letrat. I kanë dhënë faqet gabim atij Fevzi. Thuaji atij injorantit ore… Ti thuash idiot nuk është fyerje për të.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.