E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Ti vdes të hidhesh në kazan”, Arjan Çani vendos me “shpatulla pas murit” Ramën
Lajme

“Ti vdes të hidhesh në kazan”, Arjan Çani vendos me “shpatulla pas murit” Ramën

Kryeministri Rama i ka konsideruar shpesh mediat si “kazan”, mirëpo sot ka dhënë një intervistë në atë që e quan “një kazan special”.

Në emisionin “Zonë e Lirë”, kryeministri u pyet nga drejtuesi i emisionit se përse del gjithë kohës në kazan në rast se nuk i pëlqen.

Arjan Çani i tha:

Ti vdes të jesh në kazan, Ti hidhesh me kokë. Nuk rron dot pa kazanin. Po të të them un rri dot një muaj pa hyrë në kazan? Ti je tashmë kryeministër pse po del në kazan. Kryeministri belg del njëherë në tre muaj dhe i merr malli ata të shkretët për të parë njëherë kryeministër.”

Ndërsa Rama u përgjigj se fakti që ky kryeministër s’del përditë s’do të thotë që s’punon përditë.

Ai tha:

Atij nuk i shkojnë çdo ditë lajmet bamb e bumb. Nuk mund t’I lë vetëm unë këta në skenë dhe të ndërtojnë një mullar para njerëzve. Unë vij nëpër këto kazanët e oborrit për t’u dhënë përgjigje.”

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.