E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
TIBO  gjobitet nga AMA për pirateri, pritet heqja e licencës
Lajme

TIBO gjobitet nga AMA për pirateri, pritet heqja e licencës

Platforma TIBO është gjobitur me 20 milionë lekë të vjetra nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, për shkak të piraterisë së ndeshjeve të futbollit në plot 7 raste.Pas një hetimi të thelluar nga AMA lidhur me piraterinë e shoqërisë “TIBO”, ka rezultuar se kjo platformë, në mënyrë të përsëritur nga data 21 në 22 tetor ka transmetuar eventet sportive nga “Lega Serie A”, ndonëse nuk ka qenë e autorizuar nga “Tring” që mban të drejtat ekskluzive të transmetimit dhe distribuimit të këtin eventi në të gjithë territorin shqiptar.

Ndonëse ligji nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, thotë qartë se OSHMA-të duhet të transmetojnë programet, përfshirë veprat kinematografike, në përputhje me kushtet dhe afatet për të cilat kanë nënshkruar marrëveshje me mbajtësit e të drejtave të këtyre veprave, kjo është shpërfillur nga TIBO, duke transmetuar eventet në shkelje.

Kjo nuk është hera e parë që TIBO kryen pirateri, pasi siç kanë treguar edhe investigimet e mëparshme, kampionatet elitare të Europës, ndeshjet e Premier League, Bundesligës, Kampionatit Francez, Kupes së Italisë, janë piratuar prej kësaj platforme.TIBO është gjobitur 4 herë për pirateri e megjithatë në shpërfillje të plotë të ligjit ka vijuar me piratimin e kanaleve televizive të Platformës Digitalb, piratimin e Televizionit Kombëtar TOP Channel, Top Neës e të tjera, si dhe piratimin e eventeve sportive të blera ekskluzivisht nga shoqëria Digitalb.

Ligji me numër 97 i vitit 2013 për Median Audiovizive në Republikën e Shqipërise, këtij operatori duhej ti ishte hequr licenca prej kohësh për këtë shkelje të përsëritur dhe të shtrirë në një periudhë të gjatë kohore prej më shumë se 6 muajsh.Ligji përcakton qartë se në rastin kur një operator shërbimi mediatik gjobitet tre herë nga AMA, liçensa e itj duhet të reduktohet, ndërsa nëse shkeljet vazhdojnë mund t’i hiqet tërësisht licenca deri në konfiskimin e paisjeve.TIBO sipas ligjit duhet ti hiqet plotësish liçensa deri në sekuetrimin e paisjeve që mbart ky operator.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.