E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tifozët gjermanë shpërthejnë kundër arbitrit për rastin e penalltisë
Lajme

Tifozët gjermanë shpërthejnë kundër arbitrit për rastin e penalltisë

Menjëherë pas fishkëllimës së fundit pati një diskutim në internet dhe shumë tifozëve të Gjermanisë ishin “ndezur”. Ja çfarë shkruajnë në platformën sociale “X”: “Gjermania është grabitur. A mund të më japë dikush një arsye pse nuk ishte një lojë me dorë?

Tifozet gjermane

Këta gjyqtarë anglezë po e prishin futbollin. Qesharake dhe patetike!” Një tjetër fanse ka postuar një foto të arbitrit Entoni Tejlor, ndërsa me sarkazëm shkruan: “Njeriu i ndeshjes”. Konkretisht Xhamal Musiala goditi topin në adresim të portës spanjolle, por gjeti dorën e zgjatur të Kukurelës. Kryesori Tejlori nuk pati asnjë moment hezitimi për të parë në “VAR” apo komunikuar me asistentë, duke e lënë lojën të vijojë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Nuk dihet nëse UEFA do të marrë sanksione kundrejt tij, pas kësaj skene e konsideruar si e turpshme nga tifozë të shumtë gjermanë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.