E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tifozët mbushin arkën e FSHF-së, me 1 MLN euro
Lajme

Tifozët mbushin arkën e FSHF-së, me 1 MLN euro

“Air Albania” është kthyer në një “mit”, në një “bunker” për Sylvinho-n. Kuqezinjtë nuk njohin rival në tempullin e tyre, janë thjesht perfekt teksa në 4 ndeshje që kemi zhvilluar kemi marrë 4 fitore, 3 prej të cilave në kualifikueset “Euro2024”. Në 4 ndeshje, kemi shënuar 9 gola dhe nuk kemi pësuar asnjë. Një meritë të padiskutuar në këto shifrat kanë edhe tifozët kuqezi, lojtari i 12 i Sylvinho-s.

Sylvinho

Në çdo sfidë që Shqipëria ka zhvilluar në “Air Albania”, në kualifikueset “Euro2024”, stadiumi ka qenë plot. I njëjti trend do të vijojë edhe në sfidën e fundit në këtë grup, atë kundër Ishujve Faroe, ku të gjithë biletat u shitën sërish në një kohë rekord, brenda 2 orësh. Tifozët vërtetuan edhe një herë se janë të çmendur pas ekipit kombëtar, por jo vetëm kaq, këtë periudhë janë kthyer dhe një burim fitimi shumë të madh për Federatën Shqiptare të Futbollit. Vetëm për sfidën e fundit, atë kundër Ishujve Faroe, FSHF ka arkëtuar afro 1 milionë euro.

Silvinjo

Nga kjo aventurë në këto kualifikuese, FSHF ka arkëtuar afro 3 milionë euro vetëm nga shitja e biletave, pa llogaritur reklamat etj. Përfitimet e Federatës pritet të kalojnë në një tjetër nivel pas kualifikimit në Evropian, por në të njëjtën kohë, FSHF nuk kursehet kur bëhet fjalë për të motivuar stafin dhe lojtarët, pasi do të shpërndarë 4,5 milionë euro premio për këtë arritje të madhe. Shqipërisë i duhet vetëm një pikë në dy sfidat e fundit për të siguruar matematikisht një biletë për në “Euro2024”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.