Tirana dhe Durrësi nën pushtetin e ujit
Reshjet e dendura të shiut gjatë dy ditëve kanë shkaktuar përmbytje në shumë qytete në vendin tonë.
Mëngjesin e sotmë shumë qyetet janë zgjuar duke ‘notuar’ në ujë. Reshjet e shumta kanë shkaktuar një rritje të madhe të nivelit e ujit, duke përmbytur disa rrugë dhe disa banesa në zonën e Ish-Kënetës në Durrës.
Po kështu mësohet se për shkak të reshjeve në Fushë Krujës është rritur ndjeshëm niveli i lumit Ishëm duke rrezikuar seriozisht permbytje në fshatrat e zonës se Bilait ku përfshihen fshatrat Murqine, Mallkuc, Bilaj dhe Mazhe.
Sakaq, bëhet me dije se për shkak të reshjeve në aksin Elbasan-Librazh ka pasur vështirësi, pasi kanë rënë gurë në akisn rrugor.
FOTOT

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



