“Tirana ka nevojë për ty”/ Qytetarët befasojnë Belind Këlliçin
Kandidati i PD-së, për Bashkinë e Tiranës, Belind Këllici, vijon takimet me qytetarët, në kryeqytet, duke dëgjuar shqetësimet e tyre.
“Tirana ka nevojë për ty”.Me këto fjalë e kanë pritur në “Rrugën e Dibrës” kandidatin e Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçin, i cili ka shtrënguar duart me banorët e zonës mbrëmjen e kaluar.
Në takimet e drejtpërdrejta me ta, Këlliçi dëgjoi nga afër shqetësimet për punën e pushtetit vendor, problematikën e zonës apo pritshmëritë e qytetarëve, me qëllim që këto të jenë pjesë e programit që do të prezantojë Partia Demokratike gjatë fushatës në Tiranë.
Në bashkëbisedim me ta, kandidati Këlliçi tha se fitorja është e sigurt me ndihmën e njerëzve të thjeshtë që do të ndryshojnë drejtimin e bashkisë më 14 maj.
Takimet e Këlliçit janë pjesë e turit “Jam këtu t’ju dëgjoj”, që ka si qëllim komunikimin e drejtpërdrejt me secilin banor të Tiranës, për të kuptuar më mirë sesi pushteti vendor mund të përmirësohet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



