E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tirana,  ngushton shifrat
Lajme

Tirana, ngushton shifrat

Besiktas 2-1 Tirana

Bardheblutë në festë, Kaina shënon në debutim dhe rihap ndeshjen 

Tirana pësoi disfatë 3-1 ndaj Besiktas në “Vodafone Arena”, në sfidën e parë të turit të dytë të Conference League.

Në minutat e para bardheblutë provuan me kundërsulme për të vendosur në vështirësi skuadrën turke, por pa ia dalë dot. Të besuarit e Gunes morën epërsinë e takimit në minutën e 21-të, kur Masuku krosoi për Bulut, i cili u tregua i saktë para porte.

Besiktas shkoi në dhomat e zhveshjes me avantazhin e dyfishtë, pasi në fundin e fraksionit një e majtë e bukur e Mulekas shkoi pas shpinës së portierit Selmani.

Në pjesën e dytë vendasit rritën akoma më shumë presionin, në kërkim të golit të 3-të. Aboubakar provoi në minutën e 61-të, por Selmani priti goditjen qëndrore.

Tirana do futej sërish në lojë në minutën e 83-të, falë Kainas, i cili ngushtoi shifrat. Debutim fantastik në ndeshje zyrtare i sulmuesit brazilian, duke shënuar një gol me mjaft vlerë.

Semih Kilicsoy thelloi shifrat me golin e tij në fund. Kualifikimi do të vendoset pas një jave, në Shqipëri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.