E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
TIRANA-PARTIZANI/ Starton pjesa e dytë, çfarë ndodh në “Air Albania”
Publik News

TIRANA-PARTIZANI/ Starton pjesa e dytë, çfarë ndodh në “Air Albania”

Tirana dhe Partizani përballen sot në kryeqytet në një ndeshje të ethshme e cila vendos për kreun e renditjes së Superiores në fund të vitit 2022.

Bardheblutë ndjekin në renditje dhe do të kërkojnë me çdo kusht që të rimarrin vendin e parë. Por ata nuk janë në formën më të mirë pasi duhet të improvizojnë me mungesa të rëndësishme në prapavijë. Kështu, trajneri Shehi ka vendosur të improvizojë me kthimin përsëri të Aleksit mbrapa, teksa konfirmon një rreshtim shumë ofensiv përpara me Kallakun e Limajn në mbështetje të Hasanit, Xhixhës e Patrik.

Kurse te Partizani, janë Hoti, Cara dhe Skuka përpara nga minuta e parë, teksa ka nëj lëvizje të rëndësishme në rreshtimin e të kuqve. Alban Hoxha kthehet përsëri titullar në radhët e të kuqve pikërisht në derbi, pasi kishte humbur vendin e tij ndaj Rexhepit.

LIVE TIRANA-PARTIZANI 0-1

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.