E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tirana përmbytet  Veliaj  “kreh”  100 MLN për blerje kompjuterësh
Lajme

Tirana përmbytet Veliaj “kreh” 100 MLN për blerje kompjuterësh

Mjaftoi vetëm një gjysmë dite me shi dhe Tirana u shndërruar në një liqen të madh. Videot ku njerëz të moshave e gjinive të ndryshme rropateshin për të kaluar rrugën në mes të ujit, janë publikuar në masë ditën e sotme, të dërguara nga qytetarë të irrituar të kryeqytetit.

Jo vetëm kaq, por një numër i madh dyqanesh e biznesesh u gjetën të zhytur në ujë. Një skandal më vetë që tregon edhe cilësinë e dobët të punimeve, ishte edhe përmbytja e parkingjeve të pallateve që shiten me mbi 1500 euro për metër katror.

Madje edhe vetë shërbimi i autobusëve të Tiranës, u përmbyt Megjithatë, në vend që të marrë masa për parandalimin e pasojave të shiut, Erion Veliaj ka harxhuar plot 100 milionë lekë nga taksat e qytetarëve për të blerë kompjutera.

Përveç kësaj, tenderi është kryekëput i dyshimtë, pasi ka fituar firma që ka dhënë ofertën më të lartë. Bëhet fjalë për një procedurë të organizuar nga SH.A Ujësjellës Kanalizime Tiranë, në varësi të Bashkisë Tiranë. Tenderi mban numrin e referencës REF-81456-09-27-2023 dhe ka si objekt “Blerje pajisje kompjuterike për nevojat e Ukt sh.a”.

Fondi limit është caktuar në shifrën 8,999,628 lekë të reja pa TVSH ose rreth 108 milionë lekë të vjetra me TVSH. Fituese është shpallur firma ATOM në pronësi të Luan Basha dhe Armand Agolli. Oferta e tyre është në vlerën 8,369,600 lekë të reja pa TVSH ose gati 100 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Siç përmendëm dhe më lart, të gjitha firmat e tjera ofruan më pak, megjithatë nuk u morën në konsideratë. Mjafton të përmendim se diferenca mes firmës fituese dhe asaj me ofertën më të vogël shkon në rreth 30 milionë lekë të vjetra me TVSH. Ndërkohë vlera fituese rezulton të jetë sa 93% e fondit limit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.