E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tirana vishet me ngjyrat blu dhe rozë, nisin përgatitjet për dy tubimet
Publik News

Tirana vishet me ngjyrat blu dhe rozë, nisin përgatitjet për dy tubimet

Dy partitë e mëdha në vend, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike do të çelin zyrtarisht pasditen e sotme fushatën në Tiranë, kryeqendra e Shqipërisë që do të përcaktojë shumë mbi qeverinë e re. 

Fushata 12

 

Në këto foto të LSA shihet që partitë politike kanë nisur përgatitjet për skenografinë e tubimeve. Në sheshin “Skënderbej” ku në orën 17:00 nis fushata e PS-së është vendosur një led wall dhe një numër i vogël karrigesh, ku do të ulen kandidatët socialistë për deputetë. Karriget janë vendosur në distancë nga njëra-tjetra për të respektuar masat e pandemisë.

Gazeta “Panorama” mëson se PD-ja do të përdorë një skenografi dhe një formë jo të aplikuar më herët për prezantimin e kandidatëve, ndërsa ajo që mësohet është se secili prej tyre do të qëndrojë në këmbë duke ruajtur edhe distancën e imponuar nga COVID-19.

Me banderola janë veshur fasadat ballore të selisë rozë dhe selisë blu, ku PD ka vendosur në qendër të sloganit të saj Shqipërinë dhe ngjyrat e partisë, ndërsa në fokusin e PS-së është lideri Edi Rama. Vlen për tu theksuar që tubimet do të mbahen në një distancë vetëm 1 kilometër nga njëri-tjetri dhe gati në të njëjtën orë.

Fushata 1

Fushata 2Fushata 3Fushata 4Fushata 5Fushata 6Fushata 7Fushata 8Fushata 9Fushata 10Fushata 11Fushata 12Fushata 13Fushata 15

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.