E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë/23-vjeçari përplas me makinë një person, e plagosura ndërron jetë në spital
Publik News

Tiranë/23-vjeçari përplas me makinë një person, e plagosura ndërron jetë në spital

Një aksident ka ndodhur sot pasdite në bulevardin Zhan D’Ark në Tiranë. Një 23-vjeçar, duke udhëtuar me makinë ka përplasur një shtetase, e cila ndërroi jetë në spital. 

Si pasojë e aksidentit, shtetasja është dërguar menjëherë në spital por nuk ka mundur ti mbijetoje plageve te marra.

Njoftimi i dyte i policise

Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, ju informojmë se shtetasja e dëmtuar, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i pare i policisë:

Më datë 07.02.2023, në orën 16:00, në bulevardin Zhan D’Ark, shtetasi M. A., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një shtetase, ende të paidentifikuar, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.