Tiranë, 25 persona të arrestuar nga operacioni antidrogë! Sekuestrohet lëndë narkotike

Policia e Tiranë ka vendosur në pranga 25 persona gjatë një operacioni antidrogë në kryeqytet, ndërsa janë shpallur në kërkim 10 të tjerë.

Në total janë lëshuar rreth 35 masa urdhër arresti për persona të dyshuar në shpërndarjen e lëndëve narkotike në afërsi të shkollave dhe lokaleve të natës.

Ndërkohë mësohet se janë sekuestruar 4 kg kokainë dhe vlera monetare.

Operacioni u zhvillua nga sektori kundër narkotikëve në Policinë e Tiranës.

Ndërkohë Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë do të mbajë një konferencë për shtyp në orën 09:00.

Janë zbuluar emrat e 20 personave që u arrestuan si pjesë e grupit kriminal të shpërndarjes së drogës në kryeqytet.

arrestime

Në pranga janë vendosur:
Rei Ramushi, Emiljano Birja, Abdullah Zyberi, Albjo Shkira, Kevin Nazari, Amarildo Jashari, Florjan Çepa, Ibez Zebi, Florjan Miha, Erol Bardhoshi, Andrin Bajraktari, Emiljano Maksutaj, Hamza Firi, Albi Bulku, Maringlen Kolaj, Armando Disha, Klodjan Lena, Altmir Mustafaraj, Gentjan Agaj, Flori Lime

Ndërsa iu është komunikuar masa e sigurisë “arrest me burg” 5 të tjerëve që ndodheshin në qeli : Envis Gorellari, Fatjon Çiçi, Enea Sulejmani, Igli Begaj, Shkëlqim Ostreni

Publikuar nga Publik Media