E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë, 269 Lekë një litër naftë
Publik News

Tiranë, 269 Lekë një litër naftë

Çmimi i naftës ka arritur një tjetër rekord në Shqipëri. Në një prej karburanteve në Tiranë, një litër naftës është situr sot me 269 Lekë. Ky është çmimi më i lartë që karburantet kanë arritur në Shqipëri. Dy ditë më parë, i njëjti karburant kishte çmimin 230 Lekë.

Tashmë rritja e çmimeve nuk po ndodhë me ditë apo javë, por me orë.  Në pikat e tjera të shitjes më pakicë, karburantet sot vijojnë të kenë çmime nga 240 deri në 250 Lekë.

Qeveria ka vendosur të mos marrë asnjë masë për çmendurinë e çmimeve duke deklaruar se këto janë pasoja të luftës në Ukrainë. Ndërkohë rreth 140 Lekë në çdo litër naftë paguhen taksa.

Ndërkohë nesër, në orën 17:00, para kryeministrisë është njoftuar një protestë e shoqërisë civile. Protestuesit do të kërkojnë uljen e çmimeve dhe heqjen e taksave për karburante

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.