E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë/ 41-vjeçari godet me thikë dy persona në mes të lokalit
Lajme

Tiranë/ 41-vjeçari godet me thikë dy persona në mes të lokalit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një 41-vjeçar ka plagosur me thikë dy persona në ambientet e një lokali.

Mësohet se Blerim Gjeta ka goditur me thinj dy persona pas një konflikti për motive të dobëta gjatë kohës që ishin në ambientet e një lokali në rrugën “Teodor Keko” të kryeqytetit.

Fatmirësisht të dy personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Gjata është arrestuar.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës, 2 shtetas, falë veprimeve profesionale nga Policia, identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se brenda ambienteve të një lokali në rrugën “Teodor Keko”, një shtetas kishte plagosur 2 shtetas të tjerë, me mjete prerëse, dhe më pas ishte larguar, menjëherë kanë organizuar punën, me qëllim identifikimin dhe kapjen e tij.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, është bërë identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– B. Gj., 41 vjeç, banues në Vorë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit, në një lokal në rrugën “Teodor Keko”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete prerëse, shtetasit E. N., 35 vjeç dhe P. B., 48 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.