Tiranë/ 43-vjeçari me kamion, përplas drejtuesin e motorit
Një aksident me një të plagosur ka ndodhur në Tiranë. Një 43-vjeçar ka përplasur drejtuesin e motorit në Tiranë, shtetasin me iniciale B. B., 25 vjeç, banues në Laknas. Ky i fundit është plagosur rëndë dhe ndodhet në spital, teksa 43-vjeçari me iniciale B. M., ka përfunduar në prangat e Policisë së Tiranës.
Njoftimi i Policisë:
Specislistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit: – B. M., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin tip kamion, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. B., 25 vjeç, banues në Laknas. Si pasojë 25-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve; Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



