E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë/ 57-vjeçarit i sekuestrohen 1 mln euro pasuri
Lajme

Tiranë/ 57-vjeçarit i sekuestrohen 1 mln euro pasuri

Dyshohet se i përfitoi nga krimi, 57-vjeçarit Fran Merdhoçi i sekuestrohen 1 mln euro pasuri në Tiranë

Njoftimi:

Vijon puna për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive që e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Villas”.

Sekuestrohen pasuri të paluajtshme, me vlerë rreth 1 milion euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Në kuadër të procedimit penal për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, referuar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurifiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u zhvillua operacioni policor i koduar “Villas”.

Në zbatim të këtij procedimi, u bë ekzekutimi i vendimit të kësaj Prokurorie, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të paluajtshme në emër të shtetasit Fran Merdhoçi, 57 vjeç dhe të familjarëve të tij.

Në zbatim të këtij vendimi, u bë sekuestrimi i pasurive të paluajtshme, konkretisht i 2 vilave në Dobresh, Tiranë, vlera e të cilave arrin rreth 1 milion euro.

Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga shtetasi Fran Merdhoçi, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar me 10 vjet e 6 muaj burgim, për trafikim lëndësh narkotike, kryer ne bashkepunim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.