Tiranë/ Aksident pranë TEG-ut, plagosen dy vëllezër
Sipas njoftimit të policisë, raportohet se si pasojë e këtij aksidenti ka dy persona të lënduar, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Nga informacionet paraprake, ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanet e aksidentit, ndërsa policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
“Më datë 03.07.2023, në afërsi të Teg-ut, automjeti me drejtues shtetasin F. H., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin K. J. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi K. J., 26 vjeç dhe vëllai i tij, shtetasi R. J., 18 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



