Tiranë/Arrestohet 22-vjeçari, dyshohet se abuzoi me 15-vjeçaren
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Tiranë. Një 22-vjeçar, me iniciale K.C., aktualisht me masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohet se në banesën e tij, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare, pa dëshirën e saj.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin K. C., 22 vjeç, banues në Tiranë, aktualisht me masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohet se në banesën e tij, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare, pa dëshirën e saj”, njofton policia
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



