E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë/ Arrestohet 29-vjeçari që përvetësoi shuma parash duke mashtruar  klientët të kryenin pagesa në emër të tij
Lajme

Tiranë/ Arrestohet 29-vjeçari që përvetësoi shuma parash duke mashtruar klientët të kryenin pagesa në emër të tij

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka përvetësuar një shumë parash duke shpërdoruar detyrën.

Policia sqaron se ky shtetas dyshohet se ka përvetësuar një shumë parash duke shpërdoruar detyrën operator shitjesh në një subjekt privat, pasi ka orientuar klientët që të kryenin pagesat për blerjet, në emër të tij dhe jo në emër të subjektit.

“Specialistët e Sektorit të Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën ekonomiko-financiare dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Operatori’.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi i shtetasit E. S., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se ka përvetësuar një shumë parash duke shpërdoruar detyrën operator shitjesh në një subjekt privat, pasi ka orientuar klientët që të kryenin pagesat për blerjet, në emër të tij dhe jo në emër të subjektit”, sqaron policia.

Nderkohe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.