E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
TIRANË/ Arrestohet 31-vjeçari i armatosur në makinë
Lajme

TIRANË/ Arrestohet 31-vjeçari i armatosur në makinë

Dy persona janë arrestuar në Tiranë pasi janë kapur në automjet të armatosur.

Capture

Mësohet se i riu me Edison Ismaili qarkullonte me automjet i armatosur, si dhe është arrestuar po ashtu dhe shtetasi Denis Kuka 25 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Policia i ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë me krëhër dhe municion luftarak në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6 operacioni policor i koduar “Fast”.  Qarkullonte me automjet i armatosur, vihet në pranga 31-vjeçari.

Gjithashtu vihet në pranga për moskallëzim krimi, pasagjeri në mjet. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative për një shtetas që qarkullonte i armatosur në Unazë të Re, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Fast”.

Si rezultat i tij u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– E. I., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

– D. K., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Në Unazë të Re, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin E. I., dhe pasagjer shtetasin D. K. Gjatë kontrollit të automjetit, gjetën një armë zjarri pistoletë me krëhër dhe municion luftarak të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.