E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë/  Arrestohet shoferi që hapi derën e autobusit, duke dëmtuar të  moshuarën
Lajme

Tiranë/ Arrestohet shoferi që hapi derën e autobusit, duke dëmtuar të moshuarën

Shoferi i një autobusi në Tiranë është arrestuar mëngjesin e kësaj të enjte.

64-vjeçari me iniciale Sh.H ka rënë në prangat e policisë pasi një 78-vjeçare është dëmtuar si pasojë e hapjes së derës.

E moshuara me iniciale Z.B ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan Sh. H., 64 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar një autobus, në bulevardin “Zogu i Parë”, dyshohet se aksidentalisht ka hapur derën e autobusit dhe si pasojë është dëmtuar shtetasja Z. B., 78 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.