E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë/Babë e bir përfundojnë në spital nga sherri me thika
Lajme

Tiranë/Babë e bir përfundojnë në spital nga sherri me thika

Ky është autori

Publikohet fotje e 34-vjeçarit Kristjan Thaçi, i cili pasditen e sotme plagosi me thikë dhe sende të forta dy fqinjët e tij, Arben dhe Marjo Miha, babë e bir, gjatë një sherri në hyrje të pallatit ku ata banojnë.

Pas ngjarjes Kristjan Thaçi është shpallur në kërkim, ndërsa babë e bir të plagosur, kanë përfunduar në spital.

Raportohet se ngjarja ndodhur në rrugën “Shyqyri Ishmi”, rreth orës 16:15.

“Më datë 01.01.2025, rreth orës 16:15, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta,në hyrje të pallatit ku banojnë, shtetasi K.Th, 34 vjeç, ka dëmtuar me një mjet prerës komshiun e tij, shtetasin M.N, dhe me sende të forta shtetasin A.N.

Shtetasit A.N dhe M.N(babë e bir), ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me qëllimin kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes“, njoftoi policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.