Tiranë del rezultati përfundimtar/ Erion Veliaj fiton mandatin e tretë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatin për Bashkinë e Tiranës, pas përfundimit të numërimit të votave.
Sipas rezultateve, Erion Veliaj i Partisë Socialiste ka fituar bindshëm zgjedhjet, duke marrë një mandat të tretë për kryeqytetin.
Veliaj ka marrë 158.688 vota, ose 54.69% të votave. Ai pasohet nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi me 100.351 vota.
Pas tij vjen Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë me 13.835 vota dhe Roland Bejko i PD-së së Alibeajt me 12.388 vota.
Dy të fundit renditen Marko Dajti i Frontit të Djathtë me 2.807 vota dhe Lajla Përnaska e PDIU-së me 2.104 vota.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



