Tiranë/ Gruaja tenton vetëvrasjen, dhunohej nga bashkëshorti
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë.
Një grua ka tentuar t’i japë fund jetës duke konsumuar fotoksinë, pasi ajo dhe e bija dhunoheshin nga bashkëshorti.
Shtetasi, G.L 47-vjeç është arrestuar nga policia për veprat penale shkaktim i vetëvrasjes dhe dhuna në familje.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin G. L., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprave penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Dhuna në familje”. Ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tyre, dhe për shkak të dhunës, bashkëshortja ka konsumuar fotoksinë. Ajo ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



