E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë/ I morën me dhunë 1 mijë euro një 35-vjeçari, një i arrestuar
Lajme

Tiranë/ I morën me dhunë 1 mijë euro një 35-vjeçari, një i arrestuar

Një 22-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi së bashku me bashkëpunëtorin e tij, dyshohet se i grabitën me dhunë 1000 euro një 35-vjeçari në Zall Mner. Mësohet se në pranga ka rënë i riu e iniciale D. S., ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij 23-vjeçari me iniciale M. J., të dy banues në Kamëz. Pas vjedhjes, dy të rinjtë janë larguar me një automjet tip “Peugot”, i cili u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi:

Tiranë

I morën me dhunë 1000 euro, një 35-vjeçari, identifikohen 2 shtetas. Vihet në pranga njëri prej tyre, punohet për kapjen e tjetrit. Sekuestrohet automjeti i përdorur nga autorët e dyshuar, për t’u larguar pas vjedhjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas kallëzimit nga një 35-vjeçar, se dy shtetas i kishin marrë me dhunë 1000 euro, në Zall Mner, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Nga veprimet e shpejta hetimore u identifikuan shtetasit D. S., 22 vjeç dhe M. J., 23 vjeç, të dy banues në Kamëz. Shtetasi D. S. u vu në pranga, ndërkohë po punohet për kapjen e shtetasit M. J. Pas vjedhjes, këta shtetas janë larguar me një automjet tip “Peugot”, i cili u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kalun Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.