E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë/ I ngacmon të fejuarën dhe ther me thikë….
Lajme

Tiranë/ I ngacmon të fejuarën dhe ther me thikë….

Një fjalë e tepërt ndaj një vajzë që shoqërohej nga i fejuari i saj, ka sjellë një sherr me dy persona të plagosur këtë pasdite në Tiranë.

Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bënë me dije se të plagosur kanë mbetur A.M., rreth 27 vjeç dhe e fejuara e tij, K.K., rreth 23-vjeçe. Ata janë transportuar në Spitalin Ushtarak dhe sipas mjekëve ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, Policia njoftoi se është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij.

A.M. dhe e fejuara e tij ishin në një lokal në zonën e Unazës së Re. Aty, sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga policia, një person, ulur në një tavolinë aty pranë me persona të tjerë, ka ngacmuar me fjalë të fejuarën e djalit.

Situata agravon edhe më tej, kur djali dhe e fejuara sapo dalin nga lokali. Të dy janë goditur me thikë nga personi që më parë, prishi qetësinë e çiftit. Pas plagosjes së dyfishtë me thikë, autori është larguar nga vendngjarja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.