E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë/ Kërcet arma në ” Don Bosko”
Lajme

Tiranë/ Kërcet arma në ” Don Bosko”

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në zonën e Don Boskos në Tiranë.

Sipas informacioneve të para, dyshohet për 2 të plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ngjarja është regjistruar në afërsi të xhamisë në Don Bosko, teksa autori ka qenë me kapele duke ecur në këmbë.

Pasi ka plagosur dy persona, ai është arratisur duke u larguar me motorr.

“Më datë 03.09.2024, në Don Bosko, në afërsi të OSHEE, janë plagosur me armë zjarri shtetasit K. E., 45 vjeç, dhe R. M., 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar“, njofton policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.