Tiranë/ Makina merr flakë nëe ecje
Policia e Tiranës ka bërë me dije se mbrëmjen e sotme një makinë në ecje ka marrë flakë kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Brylit sipas policisë shkak dyshohet të jetë bërë një defekt teknik në pjesën e motorit. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale pa probleme për drejtuesin.
Njoftimi i policisë:
Më datë 24.12.2020, rreth orës 19:00, tek Brryli, dyshohet se si pasojë e një difekti teknik në pjesën e motorit ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues A. Gj, ku ka vetëm dëme materiale.
Nuk ka probleme për drejtuesin e mjetit. Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



