Tiranë/ Mbante mbyllur në banesë bashkëshorten, e dhunonte dhe e mbikëqyrte me kamera, arrestohet 34-vjeçari
Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka mbajtur mbyllur në banesë bashkëshorten e tij, të cilën e monitoronte me kamera dhe e ka dhunuar.

Asqeri Mandri mësohet se kishte instaluar kamerat brenda banesës së tij për të monitoruar lëvizjet e saj.
I riu, banues në Kodër Institut, raportohet se e ka mbyllur të shoqen në banesë dhe ka ushtruar shunë ndaj saj.
“Si rezultat, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 u arrestua shtetasi A. M., 34 vjeç, banues në Kodër Institut.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 34-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, të cilën e mbante të mbyllur në banesën e tyre ku kishte montuar kamera për të monitoruar lëvizjet e saj”, raportojnë uniformat blu.
Gjithashtu një tjetër rast i ngjashëm shokues u zbulua në zonën e Selitës pak javë më parë, ku 34-vjeçari Jetnor Zhabolli mbante mbyllur të monitoruar me kamera bashkëshorten dhe fëmijën e tyre prej 1 viti e gjysmë.
Njoftimi i policisë:
Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale, në një familje.
Mbylli në banesë, bashkëshorten e tij, të cilën e mbikëqyrte me kamera, si dhe ushtroi dhunë ndaj saj, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas informacionit të marrë se një shtetas kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e mbante të mbyllur atë, në monitorimin e kamerave që i kishte instaluar brenda në banesë, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar, përpara përgjegjësisë penale.
Si rezultat, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 u arrestua shtetasi A. M., 34 vjeç, banues në Kodër Institut.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 34-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, të cilën e mbante të mbyllur në banesën e tyre ku kishte montuar kamera për të monitoruar lëvizjet e saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshën Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



