Tiranë, mbyllet një call center që mashtronte qytetarë të huaj
Në pranga 6 shtetas
Në Tiranë, një call center që kryesisht mashtronte qytetarë të huaj, veçanërisht italiane dhe grekë, është zbuluar nga Policia e Shtetit. Operacioni i koduar “Selita Center” solli arrestimin në flagrancë të 6 shtetasve të punësuar në këtë subjekt, përfshirë përgjegjësin e firmës dhe shefen e personelit. Ndërkaq, administratori i subjektit, shtetasi Julian Markaj, u shpall në kërkim.
Ky subjekt ekonomik, i maskuar si call center, u zbulua se mashtronte shtetasit e huaj, duke i ftuar të investonin paratë e tyre në tregje fiktive. Gjatë operacionit, Policia gjeti 53 operatorë të cilët zhvillonin këtë aktivitet kriminal. Sekuestrohen 101 kompjuterë, 2 laptopë, 1 DVR dhe 10 celularë, që u gjetën në ambientet e call center-it, të cilat janë dërguar si prova materiale për hetime më të mëtejshme.
Arrestimet dhe masa sigurie u ndërmorën nën drejtimin e specialistëve të Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomike dhe Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH. Shtetasit e arrestuar akuzohen për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Operacioni “Selita Center” është një ndër goditjet e suksesshme të policisë për zbardhjen e veprimtarive kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik. Materialet e hetimit janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për hetime të mëtejshme dhe vendosjen e masave të duhura ligjore për të gjithë të implikuarit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



