Tiranë/Me 270.000 euro kokainë në makinë, arrestohen dy persona
U arrestua djali i muzikantit të njohur Adi Sybardhi!
Policia kryeqytetit ka vënë në pranga dy persona, Klajdi Serjani, 24 vjeç, dhe Euxhenjo Manushi, 20 vjeç, në lidhje me veprën penale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Mësohet se dy të rinjtë janë arrestuar nga Antidroga e Tiranës te rrethi i Kamzës, ndërsa dyshohet se grupi operonte në zonën e Parkut të Autobusëve.
Dy të rinjtë janë arrestuar në flagrancë nga Antidroga e Tiranës tek “rrethi i Kamzës”, teksa udhëtonin në mjetin që drejtohej nga 24-vjeçari, Klaudio Serjani.
Gjatë kontrollit fizik, 24-vjeçarit iu gjet një sasi prej 1.5 kg kokainë, me vlerë në treg 270.000 euro.
Mësohet se 20-vjeçari Euxhenjo Manushi, i cili ishte pasagjer në mjet, është djali i muzikantit të njohur, Adi Sybardhi.
Muzikanti i njohur ka reaguar në facebook duke postuar foton e të birit me fjalët: “Allahu te begatoft shpirti babit”.

Dy të arrestuarit janë kapur në afërsi të kthesës së Kamzës, pranë terminalit të autobusëve.
Antidroga prej të paktën 6 muajsh i kishte në ndjekje dhe në përgjim dy të arrestuarit.
Kryesisht ata e shpërndanin kokainën në zonën e ish-Parkut, por dhe në zona të tjera të Tiranës.
Të dy kanë qenë në të njëjtën makinë luksoze dhe sapo kanë ndaluar kanë dalë me çantën me drogë.
Në këtë moment agjentet e Antidrogës kanë ndërhyrë dhe i kanë arrestuar.




Blutë njoftojnë se gjatë operacionit, dy të arrestuarve u janë gjetur në makinë dhe më pas sekuestruar më shumë se 1 kg kokainë me vlerë tregu rreth 270 mijë euro.
Vijon ende puna për identifikimin e më pas kapjen e anëtarëve të tjerë të grupit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



