E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë/ Me armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, arrestohet Vladimir Këndella
Flash

Tiranë/ Me armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, arrestohet Vladimir Këndella

Komisariati i Policisë Nr.4, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Ekol ”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Vladimir Këndella., banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje në shtetin Gjerman.

Nga ana e sherbimeve të Komisariatit të Policisë Nr.4, janë siguruar informacione nga inteligjenca policore, për një shtetas që mbante armë zjarri pa leje, në banesë.

Mbi bazën e këtyre informacioneve, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Vladimir Këndella dhe kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.