E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë/ Merret peng 31-vjeçari , arrestohet autori
Lajme

Tiranë/ Merret peng 31-vjeçari , arrestohet autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një 31-vjeçar është rrëmbyer dhe mbajtur peng për disa orë.

Sipas Policisë së Shtetit, shtetasi me inicialet L. M. është marrë me forcë dhe futur në një automjet tip ‘Audi’, ku është mbajtur kundër dëshirës së tij për rreth dy orë, gjatë të cilave ka qenë nën presion dhe është dhunuar fizikisht me grushte.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi Dashamir Pira 44-vjeç me banim në Tiranë.

Njoftimi i Policisë:

“Mori me forcë në automjet, një 31-vjeçar, i hoqi lirinë dhe e dhunoi, si rezultat i veprimeve të shpejta të Policisë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 44-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pasi morën njoftim se një 31-vjeçar ishte marrë me forcë, në automjet, nga një shtetas, organizuan menjëherë punën për identifikimin e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i veprimeve të shpejta të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi D. P., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet dyshohet se 44-vjeçari, për motive të dobëta, ka marrë me forcë, në automjetin e tij, shtetasin L. M., 31 vjeç, i ka hequr lirinë, duke e mbajtur në automjet, për gati 2 orë, dhe e ka goditur me grushte.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.