Tirane/Met Rrumbullaku dhe Erion Veliaj në garë me njëri-tjetrin për të gjobitur shqiptarët
Nuk është hera parë që mbërrijnë denoncime të qytetarëve në lidhje me marrjen e gjobave, sidomos në qytetin e Tiranës. Por mesa duket, në kryeqytet paska filluar një garë e fortë.
Bëhet fjalë për garën mes Muhamet Rrumbullakut dhe Erion Veliajt. Urdhërat e këtyre të dyve janë të qarta, “gjoba sa më shumë”, por se kush po triumfon është pak e vështirë të dallohet.
Së fundmi, një qytetar ka treguar për JOQ se është gjobitur dy herë brenda pak minutash për të njëjtën shkelje.
Sipas tij, një gjobë është marrë nga policia bashkiake e Erion Veliajt dhe tjetra është vënë nga Policia e Shtetit, e Met Rrumbullakut.
Veliaj dhe Rrumbullaku, thuhet se janë në një garë shumë të fortë, se kush i rrjep më shumë qytetarët, por në rastin konkret duket, që janë barazim. Qëllimi i tyre është e njëjtë, por se kush fiton më shumë nga lekët e shqiptarëve, që nuk dinë “ku të përplasen” më parë me ato rroga që marrin, është vërtet e pakuptueshme.
Qytetari shkruan:
I qerasje nga shteti nje nga bashkia. Per gjysme ore. Ja dallojn dhe nga ngjyra se bashkia e ka lejla policia gri/ joq
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



