E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë, një person i vë flakën vetes
Publik News

Tiranë, një person i vë flakën vetes

Një ngjarje e rëndë raportohet pranë godinës së Ministrisë së Jashtme në Tiranë, ku një person ka tentuar të vetëdigjet.

Sipas të dhënave paraprake, personi rreth 40-vjeç, i ka vënë zjarrin vetes. Ai është gjetur poshtë urës që lidh të dyja krahët e bulevardit “Zhan D’Ark”, përballë me ATSH-në.

Forca të policisë dhe ambulanca kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe e kanë transportuar drejt spitalit.

Mësohet se gjendja e tij është e rëndë pasi ka pësuar djegie të shumta, ndërsa identiteti nuk dihet, por dyshohet se bëhet fjalë për një endacak.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.