E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë/Pak minuta para protestës, mblidhen protestuesit
Lajme

Tiranë/Pak minuta para protestës, mblidhen protestuesit

Tashmë kanë mbetur rreth 30 minuta nga nisja e protestës. Qytetarët kanë nisur të mblidhen para selisë së PD-së dhe në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Pjesëmarrja është masive. Qytetarët kanë shprehur revoltën e tyre dhe pakënaqësitë nga qeverisja e Ramës për më shumë se një dekadë.

Tanimë pritet që të nisë marshimi drejt godinës së kryeministrisë dhe më pas do të shtrihet në të gjitha rrugët e kryeqytetit.

Më herët është raportuar se, pas kryeministrisë protestuesit do të ndalojnë te Bashkia e Tiranës dhe më pas tek ministria e Brendshme.

Disa dhjetëra efektivë të Policisë së Shtetit dhe një automjet i zjarrfikëses është stacionuar brenda rrethimit të Parlamentit, godinës ku zhvillohen seancat plenare.

Duket qartë pozicionimi i uniformave blu brenda rrethimit të Parlamentit, nga ana e pedonales.

Parlamenti është një nga institucionet ku mund të ketë një dyndje të protestuesve, që mund të lëvizin në rrugët e Tiranës, pasi të jenë mbledhur përpara godinës së Kryeministrisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.