Tiranë/Përfshihen nga flakët skelat e pallatit në ndërtim
VIDEO
Skelat e një pallati në ndërtim në Bulevardin e Ri në kryeqytet janë përfshirë nga flakët paraditen e së hënës (24 prill).
Siç shihet në pamjet zona është e pushtuar nga tymi i zi, ndërsa skelat janë në flakë.
Ndërkohë punëtorët në momentin e rënies së zjarrit ndodheshin në pallat.
Ekipi i zjarrfikësve ka mbërritur në vendngjarje dhe ka arritur të shuajë flakët.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 24.04.2023, te “Bulevardi i Ri”, ka rënë zjarr në katin e parë në një pallat në ndërtim e sipër (ka marrë flakë polisteroli duke krijuar shumë tym), dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimpr po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



