Tiranë, plagosi të riun me thikë dhe i ikën policisë Plagosje me thikë në Tiranë, pas ngjarjes autori i ikën policisë
Një sherr me thika ka ndodhur në orët e para të kësaj të premteje në Tiranë. I riu me iniciale O.D, 29 vjeçështë qëlluar me thikë në sheshin “Skënderbej”, nga një person ende i paidentifikuar. Bëhet e ditur se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, teksa autori është arratisur.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 27.01.2023, rreth orës 02:10, te sheshi “Skënderbej”, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me mjet prerës thikë, shtetasin O. D., 29 vjeç.
Si pasojë 29-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



