Tiranë / Plagosje me thikë në zonën e “Komunës së Parisit”
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku si mjet në konflikt është përdorur thika.
Kësaj here ngjarja ka ndodhur në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë, ku një 19-vjeçar është plagosur me thikë. Mësohet se në zonën e njohur si “Komuna e Parisit”, shtetasi Arli Beta ka plagosur me thikë në shpinë 19-vjeçarin Erius Tuçe.
Ai është dërguar në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve.
Policia bënë të ditur se falë reagimit në kohë është kapur e vënë në pranga autori.
Ndërkohë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



