E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë/ Policia shpëton të moshuarit nga zjarri në azil
Lajme

Tiranë/ Policia shpëton të moshuarit nga zjarri në azil

Një azil në Tiranë u përfshi nga flakët dhe  me  ndërhyrjen nga policia, të moshuarit janë shpëtuar.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Ali Visha” në kryeqytet. Sipas policisë, të lënduar ishin katër të moshuar, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe ato të Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në ndihmë të moshuarve të një azili, të cilët kishin mbetur të bllokuar, pasi kishte rënë zjarr.

Më datë 05.10.2024, rreth orës 00:15, Policia ka marrë njoftim se në një azil në rrugën “Ali Visha”, kishte rënë zjarr dhe të moshuarit që akomodohen në ambientet e azilit, kishin mbetur të bllokuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, bashkë me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe në bashkëpunim me shërbimin zjarrfikës, kanë evakuuar banorët dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore 4 të moshuar, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.”, thuhet në reagimin e policisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.