E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë/Publikohen fotot e tre të arrestuarve që u kapën me kokainë
Lajme

Tiranë/Publikohen fotot e tre të arrestuarve që u kapën me kokainë

Tre personat që u arrestuan dyshohet se ishin furnizues të shpërndarësve të drogës në zonën e Xhamllikut. Ata janë identifikuar si Enea Sulejmani, Igli Begaj dhe Shkëlqim Osteni.

Prej disa muajsh ata ishin nën vëzhgimin e policisë dhe u kapën në flagrancë, teksa shkëmbenin lëndën narkotike në një rrugë pa krye, ku kishin lënë vendtakimin. Në momentin që u përballën me patrullën e policisë, ata lëvizën mbrapa, duke përplasur makinën e efektivëve dhe duke rrezikuar policët që ishin në këmbë.

Të ndodhur në këtë situatë, një prej efektivëve qëlloi me armë, duke plagosur në inde të buta 30-vjeçarin Enea Sulejmani. Ai ndodhet në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.