Tiranë/Shkrumbohen tre autobusë të linjës së ‘Ish-uzinës Autotraktorëve’ në Shkozë
Tre autobusë të linjës së “Ish-uzinës Autotraktorëve” në Shkozë janë shkrumbuar nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para tw mëngjesit të kësaj të marte.
Autobusët kanë qenë të parkuar në Shkozë te Ish-uzina.
Policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje. Ende nuk është përcaktuar shkaku i zjarrit.
Autobusët kanë qenë parkuar pranë njëri-tjetrit.
Sipas burimeve, thuhet se se fillimisht flakët kanë nisur te njëri prej autobusëse. Më pas zjarri ka depërtuar edhe te 2 urbanët e tjerë që ndodheshin aty afër.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



