E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë/ Si funksiononte rrjeti i trafikantëve kinezë
Lajme

Tiranë/ Si funksiononte rrjeti i trafikantëve kinezë

Dy persona të dyshuar për trafikim dhe shfrytëzim për prostitucion janë ndaluar dhe ndaj disa të tjerëve ka nisur procedim penal në Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “Red Light 3”.

Shtetasit A.W., 45 vjeç, dhe Zh.Y., 30 vjeç, akuzohen për përfshirje në trafikim të personave, shfrytëzim të prostitucionit dhe organizimin e ambienteve të paligjshme për këto veprimtari. Gjithashtu, 5 gra me shtetësi kineze janë proceduar në gjendje të lirë për ushtrimin e prostitucionit, ndërsa një burrë 62-vjeçar, G.L., është proceduar për moskallëzim të veprimtarive kriminale.

Sipas hetimeve, dy të arrestuarit dyshohet se kishin sjellë në Shqipëri gratë e huaja duke u premtuar punë në qendra masazhesh. Pasi mbërrinin, ato detyroheshin të ushtronin prostitucion në apartamente të marra me qira.

Autorët raportohet se përdornin faqe online për të reklamuar gratë dhe për të menaxhuar takimet me klientët, ndërsa pagesat për këto shërbime varionin nga 200 deri në 300 euro.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.